Po numëron ditët te United

Futboll

Po numëron ditët te United

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:22
Facundo Pellistri

Anësori Facundo Pellistri raportohet se po numëron ditët të Manchester United.

Sipas medieve britanike, reprezentuesi i Uruguait do të largohet nga “Old Traffordi” këtë muaj si huazim.

Klubi spanjoll, Granada prej kohësh është i interesuar për Pellistri-n, por tani në garë për lojtarin kanë hyrë edhe dy klube të njohura evropiane.

PSV Eindhoven dhe AS Roma, siç raportohet, kanë shprehur interesim për anësorin nga Urugai.

Megjithatë, thuhet se lojtari është më afër Granada-s.

Brenda pak ditësh pritet që lojtari të zgjedh skuadrën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat