Suksesi me shifrat minimale ndaj Union Berlinit

Futboll

Suksesi me shifrat minimale ndaj Union Berlinit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Suksesi me shifrat minimale ndaj Union Berlinit është “portretizuar” nga kampi i Bajernit si “ringritje” në arritjen e objektivave, aty ku Bundesliga nuk ka se si të mungojë në “menunë” e tyre.

Augsburgu do përpiqet t’i zhysë sërish në “errësirë” Herri Kejn me shokë, e ku statistikat i japin të drejtë pjesërisht.

BILANCI-Në numër total ballafaqimesh, Augsburgu nuk ka asnjë shans ndaj kampionëve gjermanë (41 humbje, 6 barazime dhe vetëm 12 fitore), por në distancë më të shkurtër kohore, pra 5 takimet e fundit në “WWK Arean”, skuadrat janë në baraspeshë, me nga dy fitore dhe 1 barazim, sikurse edhe në numrin e golave (7).

Madje rekordmenët kanë 3 vjet që nuk e njohin triumfin në transfertën e mësipërme (20 janar, 2021, Augsburg-Bajern 0-1, Bundelsigë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat