Shehi sfidon Vllazninë

Futboll

Shehi sfidon Vllazninë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:51
Orges Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës në kampionat, që “demat” do të zhvillojnë nesër në Shkodër përballë Vllaznisë.

Tekniku ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se kjo është një përballje mes dy rivalëve direktë, por në të njëjtën kohë synon që të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Si e prisni ndeshjen ndaj Vllaznisë?

"Eshtë një ndeshje në vazhdën e rrjedhës së kampionatit, edhe pse luajmë përballë kundërshtarit direkt unë mendoj se është një ndeshje e radhës.

Pas çdo ndeshje ne kërkojmë të marrim më të mirat dhe të eleminojmë gabimet. Mendoj se është një ndeshje që na gjen gati për nesër", tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat