Arabia Saudite “rrëmben” një tjetër yll, kroati firmos për 20 milionë euro në vit

Futboll

Arabia Saudite “rrëmben” një tjetër yll, kroati firmos për 20 milionë euro në vit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:59
Ivan Rakitiç

Ivan Rakitiç është ylli i radhës që do të braktisë futbollin europian për milionat e arabëve.

Mesfushori është me “valixhe në duar” dhe po përgatitet t’i japë lamtumirën Sevillas për t’u transferuar në Saudi Pro League te klubi i Al Shabab.

Rakitiç do të përfitojë një pagë të majme në Arabi teksa Al Shabab i ka garantuar 20 milionë euro në vit, ku përfshihet edhe bonuset e ndryshme.

Në këtë formë, për 35-vjeçarin ishte e pamundur të refuzonte dhe së shpejti do të nisë aventurën e re në Arabi, aty ku do të gjejë të tjerë yje europianë si Ronaldo, Mane, Laporte, Koulibaly apo Mahrez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat