Bayern, në ankth për Coman

Futboll

Bayern, në ankth për Coman

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:11
Pamje nga ndeshja

Lajm i keq për Bayern. Gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e sotme ndaj Augsburgut, të fituar nga skuadra e Tuchel me rezultat 3-2, Coman ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Anësori sulmues u largua nga fusha pas njëzet e gjashtë minutash lojë, duke bërë që i gjithë ambienti bavarez të shqetësohej jo pak për ndeshjet e radhës.

Në fund të ndeshjes Tuchel e komentoi kështu dëmtimin e Coman: "Është një dëmtim në gju, duhet të presim analizat mjekësore të cilat do të na tregojnë diçka më shumë.

Duket një dëmtim i rëndë.

Ai doli menjëherë. Nuk kishte asnjë mundësia për të vazhduar lojën”.

Lazio po monitoron me vëmendje situatën, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të planifikuar për në 14 shkurt në Olimpico. Mungesa e mundshme e Coman do të kishte një ndikim të caktuar te Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat