Reprezentuesi i Kosovës shpërthen me gol në derbin e madh të Zvicrës 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shpërthen me gol në derbin e madh të Zvicrës 

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:32
Kololli em shokë feston

Baseli ka shënuar fitore të ëmbël duke iu falënderuar reprezentuesit të Kosovës, Benjamin Kolollit.

Baseli e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi, Young Boys-in, në derbin e madh zviceran të javës së 20-të.

Futbollisti Kololli ka realizuar në minutën e 13-të pas asistimit  të Schmid.

Ndeshjen në “St.-Jakob-Park” në Basel, e përcollën 26.410 shikues. 

Leon Avdullahu e Kololli u paraqitën titullarë për Baselin. 

Taulant Xhaka është inkuadruar në lojë në minutën e 80-të në vend të Kolollit.

Young Boys kryeson me 41 pikë e Baseli ngritet në vend të nëntë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat