Gjithçka kulmon në Shkodër

Futboll

Gjithçka kulmon në Shkodër

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:16
Pamje nga stërvitja e Vllaznisë

Ditën e sotme disa nga skuadrat e Superiores do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit.  Takime dhe duele mjaft itneresante janë në program për ditën e sotme.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Laçit dhe Teutës. Kjo sfidë do të luhet në Laç duke nisur që nga ora 13:30. Kurbinasit pas fitores spektakolare ndaj Partizanit, synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj durrsakëve. Ndërkohë nga ana tjetër “djemtë e detit” tentojnë rikthimin te fitorja që iu mungon prej më shumë se 11 javësh.

Në orën 17:00 do të luhen dy takime. Do të luhet paralelisht në Shkodër dhe në Tiranë.

Në “Loro Boriçi” do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Partizani. Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore dhe tentojnë një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa nga krahu tjetër demat synojnë të bëjnë “autokritikën” pas humbjes me Laçin.

Një tjetër duel është mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë pas barazimit me Teutën do të luajnë vetëm për 3 pikët, teksa korçarët pas 4 javësh pa fitore kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat