Trajneri i ekipit anglez, favoriti i hershëm për ta zëvendësuar Xavin

Futboll

Trajneri i ekipit anglez, favoriti i hershëm për ta zëvendësuar Xavin

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:21
Xavi

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës pas përfundimit të sezonit aktual.

Kjo u bë e ditur nga vet trajneri spanjoll pas humbjes 3:5 nga Villarreali mbrëmë.

E tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Media britanike, Dailymail shkruan se favoriti i hershëm është trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.

Ai po bën punë fantastike me Brighton dhe mund të jetë trajneri që i duhet Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat