Zhegrova standard, Lille 45 minuta pa një lojtar dhe i merr pikë Montpellier-it

Futboll

Zhegrova standard, Lille 45 minuta pa një lojtar dhe i merr pikë Montpellier-it

Nga: K.G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Montpellier edhe pse me një lojtar më shumë për 45 minuta, nuk ia dol të marrë pikë të plota në konak të vetin. 

Lille nxori një pikë të madhe (0:0) në duel me Montpellier-in. 

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e parë dhe tregoi lojë të mirë. 

Në minutën e 45+1, Ayyoub Bouaddi është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve duke e lënë me një lojtar më pak skuadrën e Lille-s.

Pas javës së 19-të në kampionatin francez, Lille është në vend të pestë me 32 pikë e Montpellier në të 12-tin me 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat