Uran Bislimi shënon e Shkëlqim Vladi asiston në fitoren e Luganos! Gjashtë shqiptarë në fushë 

Futboll

Uran Bislimi shënon e Shkëlqim Vladi asiston në fitoren e Luganos! Gjashtë shqiptarë në fushë 

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:59
Uran Bislimi

Lugano ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj St. Gallen-it, në takimin e javës së 20-të në Kampionatin e Zvicrës. 

Uran Bislimi ka shënuar golin e tretë duke  dhuruar fitoren e thellë skuadrës së tij. 

Shkëlqim Vladi ka asistuar e Sabbatini ka shënuar për 0:1 në minutën e 45-të. 

Stevanoviq ka barazuar rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa Celar në atë të 78-tën, shënoi për 1:2 dhe Uran Bislimi për 1:3 në minutën e 80-të.

Celar në minutën e 90+3, shënoi për 1:4.

Bislimi ka treguar klasin e tij.

Futbollisti Gortler është ndëshkuar me karton të kuq në fillim të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 5-të.

Bastien Toma është paraqitur standard për St. Gallen-in.

Toma u zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.  

Portieri Amir Shaipi, Albian Hajdari Shkëlqim Vladi u paraqitën standardë e Uran Bislimi e Kreshnik Hajzizi u futën në lojë nga minuta e 57-të për Luganon.

Vladi është ndëshkuar me karton të verdhë në të njëjtin minutë kur është zëvendësuar (në minutën e 77-të).   

Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 90+2.

St. Gallen renditet në vend të dytë me 36 pikë e ka pesë me pak se lideri Young Boys e Lugano në të pestin me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat