Sulmoi gjyqtarin, agresori në pranga

Futboll

Sulmoi gjyqtarin, agresori në pranga

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:21
Pamje nga ndeshja

Në takimin e zhvilluar të dielën, të vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë së Parë, Luzi 2008 humbi 1:2 me Lushnjën, dhe, pas ndeshjes, punëtori i fushës së stadiumit në Luz ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Policia e Kavajës njofton se personi me iniciale A.L. është arrestuar në flagrancë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, gjyqtarit, ndërmjetësit sportiv”, - thuhet në njoftimin e Policisë, që më pas sqaron se ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes Luzi-2008-Lushnja, në momentin që lojtarët dhe gjyqtarët po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

44-vjeçari është neutralizuar menjëherë  nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, - përfundon njoftimi i Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat