​Milan, Leao kushton 175 milionë euro

Futboll

​Milan, Leao kushton 175 milionë euro

Më: 29 janar 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Eksperti i transferimeve Matteo Moretto thotë se Milani do të kërkojë që klauzola e lirimit prej 175 milionë eurosh të Rafael Leaos të paguhet plotësisht, ndërsa sulmuesi portugez tashmë është informuar për interesimin nga PSG.

Moretto konfirmon se ylli i Milanit, Leao, është informuar për interesimin e PSG-së për afatin kalimtar të verës.

Gjigantët e Ligue 1 ka të ngjarë të humbasin Kylian Mbappén tek PSG dhe sipas Moretto, Leao është vendosur në krye të listës së tyre të transferimeve për të forcuar sulmin në sezonin 2024-2025.

Moretto tha për The Daily Briefing se kontaktet mes Milanit dhe PSG-së nuk kanë filluar ende, por kuqezinjtë nuk do të jenë fleksibël në lidhje me shitjen e mundshme të yllit të tyre.

Kuptohet se gjigantët e Serisë A do të kërkojnë që klauzola e lirimit prej 175 milionë eurosh të Leaos të paguhet plotësisht nëse PSG do t'i afrohet në fund të sezonit. Nga ana tjetër, gjigantët e Ligue 1 në mënyrë të parashikueshme do të përpiqen të ulin çmimin duke hapur bisedimet me kuq e zinjtë, përcjellë KosovaPress.

Vitin e kaluar, ylli portugez nënshkroi një zgjatje të kontratës me Milanin deri në vitin 2028, e cila përfshinte një klauzolë të re prej 175 milionë euro. Kuqezinjtë presin që klauzola e Leaos të paguhet tërësisht për ta lënë 24-vjeçarin të largohet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat