Bitri transferohet në Poloni, detajet e operacionit

Futboll

Bitri transferohet në Poloni, detajet e operacionit

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:58
Bitri

Eneo Bitri u transferua gjatë muajit gusht nga çekët e Banik Ostravës te Valerenga, me klubin norvegjez që pagoi 500 mijë euro për kartonin e mbrojtësit nga Berati.

27-vjeçari është aktivizuar 867 minuta (1 gol) me skuadrën e Valerengës gjatë aventurës nordike. Këtë të martë Bitri u zyrtarizua te skuadra e re, në elitën e futbollit polak.

Drejtuesit e Valerengës arritë arritur marrëveshjen me homologët e Cracovias për të transferimin e shtatlartin shqiptar në Ekstraklasa. Cracovia ka pranuar të paguajë 75 mijë euro në momentin e hedhjes së firmës, ndërsa në fundin e sezonit do të duhet të shtojë edhe 350 mijë të tjera.

Bitri u bashkohet në këtë mënyrë shqiptarëve të tjerë që luajnë në Poloni: Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës (Legia) dhe Julian Shehut (Widzew Lodz).

Cracovia renditet përkohësisht në vendin e 13-të me 21 pikë, duke qenë vetëm tri pikë mbi zonën e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat