Nga 1 miliard euro në verë, në vetëm 23 milionë gjatë janarit

Futboll

Nga 1 miliard euro në verë, në vetëm 23 milionë gjatë janarit

Më: 30 janar 2024 Në ora: 17:12
Ronaldo

Arabia Saudite u kthye në vitin e fundit në destinacionin e preferuar të shumë futbollistëve, për shkak të shifrave marramendëse që paguanin sheikët për lojtarët atje.

Kështu, u bënë me radhë shumë transferime të bujshme dhe në verë u realizuan shifra rekord me rreth 1 miliard euro të shpenzuara nga klubet e këtij vendi për të blerë futbollistë.

Por situata në janar është krejtësisht ndryshe dhe merkato do të mbyllet pa shumë shkëndija në këtë aspekt. Klubet arabe gjatë janarit kanë shpenzuar thuajse asgjë për të blerë futbollistë, me shumë lëvizje që janë bërë me lojtarë me parametër zero.

Në total, nga shifra 1 miliard euro e shpenzuar në verë, shuma e shpenzuar në janar ka zbritur në vetëm 23 milionë euro, që u paguan nga Al Hilal për Renan Lodin e Olimpik Marsejës.

Merkato në Arabinë Saudite mbyllet sot dhe askush nuk pret lëvizje të tjera të bujshme, me përjashtim të Rakitiç që do të transferohet te Al Shabab me parametër zero dhe De Gea i cili pas 6 muajsh pushime, mund t’i bashkohet një klubi saudit, po përsëri si futbollist i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat