Shpërthen legjenda e PSG-së

Futboll

Shpërthen legjenda e PSG-së

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:56
Luis Fernandez

Nuk është një moment i mirë mes Luis Fernandez dhe Paris Saint Germain.

Ndërmjet palëve u ngritën polemika të mëdha, që rezultuan në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve.

Fernandez shkroi historinë e PSG-së, duke fituar edhe si lojtar edhe si trajner, përpara ardhjes së sheikëve në krye të klubit.

Mjafton të kujtojmë, për shembull, tre trofetë e fituar nga viti 1994 deri në 1996 si trajner, përfshirë Kupën e Kupave, në fund të finales kundër Rapid Vjenës.

Sukseset e tij si futbollist ishin gjithashtu të shumta, duke përfshirë titullin e parë francez të PSG-së në 1986 si dhe Kampionatin Europian me Francën në 1984.

Luis Fernandez u emërua kalorës i Legjionit të Nderit në korrik 2022 dhe më 22 shkurt do të marrë dekoratën në Bashkinë e Parisit, direkt nga duart e Platinit.

Fernandez, megjithatë, do të kishte dashur ta zhvillonte ceremoninë në Parc des Princes, për nder të së shkuarës së tij në PSG, me të cilën bëri gjithsej 273 paraqitje si futbollist dhe 244 si trajner.

Në një intervistë dhënë për Le Parisien, Fernandez shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e marrëveshjes me PSG:

“Unë u përpoqa gjithçka për të organizuar këtë gjë në Parc des Princes.

Ata më ofruan një dhomë për 20 ose 30 persona, pa dalje në tribuna. Prandaj të ftuarit e mi nuk do të mund të merrnin pjesë në ndeshje.

“Unë nuk do të qëndroj në trotuar. Dhe më pas do të ftoj nga 150 deri në 200 persona: ish lojtarë të kombëtares franceze, ish lojtarë të PSG-së, miqtë e mi, familjen time. PSG nuk më ka ofruar një zgjidhje.

“Gjithçka ishte e komplikuar. Po, jam i zhgënjyer sepse PSG nuk ka mirënjohje për veteranët. E vura re tashmë në natën e PSG-Milan. Doja të hyja në fushë me një mik italian dhe ma refuzuan hyrjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat