Mehmeti me ekip të ri

Futboll

Mehmeti me ekip të ri

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:03
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e BVK-së nga Konjare e Mesme e Shkupit para pak ditësh ka prezantuar prurjen e re, Endrit Mehmeti nga Bashkimi i Kumanovës.

Talenti kumanovar pritet të jetë përforcim i madh për BVK-në në sezonin pranveror të Ligës së Tretë-Grupi Veri. Klubi i ri i ka uruar mirëseardhje.

Mehmeti është 19-vjecar dhe luan në pozitën e mesfushorit defensiv. Mehmeti karierën e tij e ka nisur te shkolla e futbollit Milano, ku i ka kaluar të gjitha gupmoshat, ndërsa më pas u transferua te Bashkimi, skuadra tjetër e këtij qyteti.

Para pak ditësh, Mehmeti vendosi të largohet nga klubi i vendlindjes, për shkak se nuk iu dha rasti të tregoj talentin e tij.

Ndërkohë, përkundër kësaj, Mehmeti i uron Bashkimit dhe shokëve të tij suksese në ligën e Dytë.

Ai njihet si një lojtar driblues, sakrifikues dhe me shumë grintë në lojë.

Mehmeti me BVK-në shpreson të kenë një gjysmsezonë të suksesshme dhe të arrijnë objektivat e klubit-kreu i tabelës.

Skuadra e tij e re, BVK, sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e katërt me 26 pikë, 7 më pak se Shkëndija e dyta dhe 8 më pak se kampioni vjeshtor, GFK Kumanovo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat