Avdullahu e Kololli me Baselin vazhdojnë me fitore! Ramizi asiston

Futboll

Avdullahu e Kololli me Baselin vazhdojnë me fitore! Ramizi asiston

Nga: K. G. Më: 30 janar 2024 Në ora: 22:39
Baseli

Leon Avdullahu e Benjamin Kololli u paraqitën titullarë për Baselin, në fitorern në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Winterthur-it, në takimin e javës s 21-të të elitës së futbollit zviceran.

Granit Lekaj, kapiten i Winterthur, është ndëshkuar me karton të kuq pas të verdhëve në minutën e 53-të.  

Samir Ramizi u aktivua në minutën e 78-të e Kololli u zëvendësua në atë të 70-tën.

Vendasit mbeten në fushë pa dy lojtarë pas Lekajt edhe Schneider u përjashtua me karton të kuq pas dy verdhëve në minutën e 56-të.

Barry (13' e 72') e Veiga (90+1') shënuan për fitoren e Baselit dhe për vendasit realizoi Luthu (79') pas asistimit të Ramizit,

Winterthur është në vend të shtatë me 26 pikë e Basel në të 8-tin me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat