​Valencia rrëmben talentin e Real Madridit

Futboll

​Valencia rrëmben talentin e Real Madridit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:03
​Valencia rrëmben talentin e Real Madridit

Valencia ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin e anësorit Peter Federico.

Futbollisti 21-vjeçar i bashkohet Valencias në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe në kontratë është edhe opsioni i blerjes.

Peter Federico e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Real Madrid, që nga mbërritja në vitin 2015 në nivelin e të rinjve deri në debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në dhjetor 2021 kundër Athletic Club në San Mamés.

Ai ka luajtur deri më tani me Real Madrid Castilla, ku ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat