“Trajneri i së ardhmes” rivalizon Conten për të marrë drejtimin e Milanit

Futboll

“Trajneri i së ardhmes” rivalizon Conten për të marrë drejtimin e Milanit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:51
Antonio Conte dhe Stefano Pioli

Ka zëra se Antonio Conte tashmë ka rënë dakord me Milanin për të marrë drejtimin nga sezoni 2024/25, por, Thiago Motta mbetet në garë me kusht që Stefano Pioli të largohet në verë.

Telelombardia raportoi në fillim të kësaj jave se Conte kishte rënë dakord për kushtet personale me Milanin për sezonin e ardhshëm, por burime të tjera italiane në Itali këmbëngulin se gara për vendin e kuqezinjve është e hapur dhe ende përfshin trajnerin aktual Pioli.

Sipas gazetës Tuttosport, do të ishte ‘çuditëse’ të shihje trajnerin e lindur në Parma të mbetet në krye të Milanit sezonin e ardhshëm, por me një kontratë që skadon në qershor 2025, Pioli mund të konfirmohet në stolin e kuqezinjve nëse ai merr rezultate bindëse në pjesën e dytë të sezonit.

Megjithatë, Conte dhe Motta janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Piolin nëse ai largohet nga San Siro.

Conte është ‘vlerësuar’ nga shumë drejtues klubesh, por dihet se është shumë kërkues në lidhje me transferimet dhe paga e tij është gjithashtu goxha e lartë.

Motta, nga ana tjetër, është një trajner në zhvillim me një pagë më të ulët dhe një lidhje solide me një nga objektivat kryesore të Milanit për sezonin e ardhshëm, Joshua Zirkzee.

Ish-reprezentuesi italian është monitoruar edhe nga ish-klubi i tij Barcelona dhe kontrata e tij me Bologna skadon në qershorin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat