Roma largon 3 futbollist me eksperiencë

Futboll

Roma largon 3 futbollist me eksperiencë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:45
Belotti

Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, ku këto orë janë vendimtare edhe për Romën. Gjiganti italian ka afruar mbrojtësin e majtë spanjoll Anhelinjo si huazim me të drejtë blerje prej gjashtë milionë eurove nga Lajpcigu.

Megjithatë te Roma po presin një tjetër ardhje në orët e fundit, por para se gjithash ata duhet të shesin për të pasur hyrje të reja. Kryeqytetasit janë duke larguar tre futbollistë nga radhët e tyre, për t’i bërë vend një afrimi të ri.

Andrea Belotti po e kompleton huazimin te Fiorentina, ku klubi vjollcë do ta ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Ndërkohë nga Roma si huazim pritet të largohet edhe Marash Kumbulla me Sassuolon që është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. I fundit që pritet të largohet nga “Giallorosët” është mbrojtësi turk Zeki Celik që pritet t’i bashkohet Gallatasarait.

“Giallorosët” po punojnë për afrimin e talentit të madh italian Tommaso Baldanzi nga Empoli, i cili është kërkesë e trajnerit Daniele De Rossi.

Për Baldanzin, Roma është duke kërkuar huazimin e tij me obligim blerje prej 15 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat