Ronaldo vishet kuqezi

Futboll

Ronaldo vishet kuqezi

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:38
Ronaldo Webster

Transferimi i 22 vjeçarit nga Xhamajka pritet të jetë armë shtesë për sulmin e Shkëndijës së Tetovës.

“KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e sulmuesit të ri, Ronaldo Webster.

22-vjeçari nga Xhamajka luan si sulmues krahu, ndërsa vjen te Shkëndija si lojtar i huazuar nga Bregallnica për 6 muaj me detyrim blerje në verën e këtij viti kur pritet të firmos kontratë 3 vjeçare”, njofton FC Shkëndija.

“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori.

Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni.

Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë“, deklaroi Webster pas prezantimit me fanellën kuqezi.

“Webster, i njohur edhe si Ronaldo Romario Webster, vjen në Shkëndijë pas një periudhe të shquar te Bregallnica e Shtipit, ku ai shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste në 18 takime kampionale gjatë 6 muajve të fundit.

Këto paraqitje dhe interesi nga klube të shumta nga vendi e jashtë bënë Websterin tepër interesant në merkato, mirëpo Shkëndija falë edhe bashkëpunimit korrekt nga drejtuesit e Bregallnicës arrin ta bëjë të vetin lojtarin që pritet të shtojë konkurencën dhe kontributin në sulmin e skuadrës sonë. 

Të gjithë në KF Shkëndija mirëpresim “Ronaldon”, duke i uruar shumë suksese në fanellën kuqezi”, shkruan në faqen e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat