Liria mbetet pa kryetrajner 

Futboll

Liria mbetet pa kryetrajner 

Nga: K.G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:02
Mirsad Jonuz - majtas

Liria e Prizrenit është në krizë të rezultateve duke përfunduar në vend të fundit me 9 pikë në pjesën vjeshtore të elitës së futbolli të Kosovës.

Liria mbetet pa kryetrajner.

“Mirsad Jonuz nuk është më kryetrajner i Lirisë.

Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajnerit Mirsad Jonuz, kanë ndërprerë bashkëpunimin”, njofton FC Liria.

"Po. Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese", ka thënë Valon Osmani, kryetar.

Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t'i prijë skuadrës në edicionin pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat