Super ylli i Real Madrid gati të bëjë kthimin e bujshëm

Futboll

Super ylli i Real Madrid gati të bëjë kthimin e bujshëm

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:41
Toni Kross

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kross thuhet se po mendon të kthehet të përfaqësojë Gjermaninë në Euro 2024 këtë verë.

Sipas Mario Cortegana i The Athletic, Kroos mund të vendosë të kthehet në kombëtare për Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani. Mesfushori ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Die Mannschaft, Julian Nagelsmann.

Kroos, 34 vjeç, u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2021 pasi Gjermania u eliminua nga Euro 2020. Ai kishte bërë 106 paraqitje, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 19 asiste.

Nagelsmann e cilësoi mundësinë e rikthimit të yllit të Real Madridit si një ‘ide interesante’. Shoku i Kroos te Los Blancos, Antonio Rudiger, gjithashtu ka shprehur miratimin e tij për rikthimin e mesfushorit në kombëtare.

Kroos ka qenë një lojtar kyç i skuadrës së Carlo Ancelottit këtë sezon, duke bërë 29 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë shtatë asiste me Realin që është i dyti në La Liga.

Ish-mesfushori i Bayern Munich shpjegoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2021.

Ai pretendoi se donte të përqendrohej te gjigantët e La Ligas:

“Kryesisht sepse dua të fokusohem plotësisht në objektivat e mia me Real Madridin për vitet e ardhshme.

Përveç kësaj, tani e tutje do t’i lejoj vetes qëllimisht pushime që nuk i kam pasur duke luajtur me kombëtaren për njëmbëdhjetë vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat