Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Futboll

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 08:54
Lionel Messi dhe Xavi Hernandez

Me Xavi Hernandezin që ka njoftuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, tashmë ka pasur shumë spekulime se kush do të jetë pasuesi i tij në Camp Nou.

Të tillë si Hansi Flick, Imanol Alguacil dhe Thiago Motta janë lidhur të gjithë me këtë pozicion, megjithëse për momentin, nuk ka gjasa të ketë shumë lëvizje pasi Barcelona synon të marrë kohën e saj për të zgjedhur kandidatin perfekt.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ekspertët të zgjedhin të preferuarat e tyre për këtë punë.

Ish-lojtari, tani analisti Danny Murphy sigurisht që ka sugjerimin më befasues, pasi ai beson se Lionel Messi duhet të kthehet në klub në verë për t’u bërë menaxheri i tyre i ardhshëm.

“Unë do t’ia jepja Messit, tifozët janë në përkrahje menjëherë. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Ai u vendos në këtë tokë për të bërë gjëra të mahnitshme. Nuk do të ndalet në menaxhim”, ka thënë Murprhy për TalkSPORT.

Është shumë e sigurt të thuhet se Messi nuk do të jetë një kandidat për të pasuar Xavin pasi ai pothuajse me siguri do të qëndrojë në Inter Miami për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Megjithatë, nëse argjentinasi bëhet menaxher pas fundit të karrierës së tij, nuk ka dyshim se ai mund të përfundojë si trajner i Barcelonës një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat