Sulmi “zjarr” te Egnatia

Futboll

Sulmi “zjarr” te Egnatia

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:20
Egnatia

Egnatia po kryeson me plot meritë Superioren pas 21 javësh, teksa ka grumbulluar 46 pikë, 10 më tepër se Partizani ndjekësi më i afërt. Skuadra nga Rrogozhina ka krijuar një diferencë të konsiderueshme me ndjekësit dhe me shumë gjasa do të jetë e para skuadër që do të garatojë “final4”.

Të besuarit e Edilir Tetovës kanë arritur që të shënojnë plot 41 gola deri më tani, ose e thënë ndryshe një mesatare gati 2 gola për ndeshje.

Reparti i avancuar ka funksionuar mjaft mirë, ndërkohë që pavarësisht ndryshimeve edhe sulmuesit e ardhur në këtë dritare dimërore po arrijnë që të shënojnë dhe të integrohen mirë me skuadrën.

Gjatë këtij edicioni, vetëm në 2 ndeshje nuk ka arritur Egnatia që të shënojë, ndërsa në 19 sfidat e tjera në kampionat ka realizuar së paku një gol. Partizani ka sulmin e dytë më të mirë, ndërkohë që të gjitha skuadrat e tjera kanë minimalisht më pak se 10 gola se Egnatia.

Egnatia fitoi edicionin e kaluar Kupën e Shqipërisë, ndërsa këtë sezon pretendon titullin kampion që do të përcaktohet pas 36 javëve të sezonit të rregullt, me formulën e re ku katër skuadrat e renditura të para do të vendosin trofeun më të rëndësishëm në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat