Heroi i vërtetë i fitores së Liverpoolit

Futboll

Heroi i vërtetë i fitores së Liverpoolit

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:18
Klopp e Bradley

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, përshëndeti heroin e ri të “Anfield”, irlandezin Conor Bradley, si një “fëmijë të mrekullueshëm”. Mbrojtësi i djathtë shënoi golin e tij të parë për “reds” në karrierën e tij e më pas dha një asist teksa Liverpool mposhti Chelsea 4-1.

Falë këtij sukesi, Liverpool ruan epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës së Premier League, me Manchester City që fitoi gjithashtu kundër Burnley. Diogo Jota hapi rezultatin përpara se Bradley, Dominik Szoboszlai dhe Luis Diaz të shënonim golat e tjerë për Liverpoolin në një paraqitje dominuese.

Klopp thuri lëvdata për 20-vjeçarin Bradley, i cili e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në League One me Bolton. Kjo ishte dneshja e tij në Premier për të me fanellën e Liverpool. “Sa fëmijë i mrekullueshëm që është ai”, tha trajneri gjerman.

“Bëri një finalizim të jashtëzakonshëm në golin e realizuar.

E gjithë loja, kontributi, përfshirja… Nuk është e lehtë të menaxhosh një rival si Sterling, ndaj jam shumë i lumtur për të. Ai është një i ri shumë serioz dhe kjo ishte shumë e veçantë”, tha Klopp.

“E pamë në parasezon. Ai vërtet po ecën mirë. Disa javë më parë, kur isha me pushime, disa tifozë të Bolton më pyetën nëse mund ta kthenim Bradley, por është tepër vonë.

Për ne është i rëndësishëm sepse nuk mund ta kishim bashkuar këtë varg rezultatesh pa këta fëmijë. Ky ekip është plot gëzim dhe emocion”, tha trajneri i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat