Transferimi i Zybës në Legia drejt dështimit?

Futboll

Transferimi i Zybës në Legia drejt dështimit?

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:28
Qëndrim Zyba

Qëndrim Zyba ditë më parë ishte pranë transferimit në Legia Varshava.

Madje, marrëveshja mes klubeve ishte kryer dhe dukej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit.

Por, mesfushori kosovar mund të detyrohet të luajë në Ballkan deri në fund të sezonit.

Kjo pasi gazetari polak Krzysztof Marciniak shkroi se transferimi i përfaqësuesit të ri të Kosovës mund të dështojë.

Sipas gazetarit të “Canal +”, sot do të vendoset përfundimisht rreth së ardhmes së Zybës, nëse do të nënshkruajë me Legian apo jo.

Sipas tij, klubi nga Varshava më shumë e preferon huazimin e lojtarit, me mundësi të blerjes përfundimtare të kartonit të tij gjatë verës që vjen.

Flitet se Legia mund t’i paguajë 400 mijë euro për kartonin e lojtarit, nëse arrihet marrëveshja mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat