FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s

Futboll

FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:35
Dardan Sadiku dhe Arta Osmani

Federata e Futbollit të Kosovës po merr pjesë në konferencën e FIFA-s në Tokio, e cila ka në fokus transformimin ligjor dhe progresin digjital në çështjet ligjore të futbollit. FFK po përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, menaxheri i sistemit FIFA Connect & TMS, Dardan Sadiku dhe menaxherja për TMS dhe regjistrim të lojtarëve, Arta Osmani.

Kjo konferencë po trajton disa çështje kyçe, përfshirë FIFA Clearing House, përditësimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe rregulloret për agjentët e lojtarëve.

Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka folur për rëndësinë e kuadrit ligjor në futboll si dhe misionin e tij që futbolli të bëhet vërtet global dhe të jetë gjithëpërfshirës.

Një nga temat kryesore të diskutuara ka qenë FIFA Clearing House, një platformë e re e cila synon të përmirësojë transparencën dhe menaxhimin e transaksioneve financiare në botën e futbollit. FFK ka shprehur përkushtimin e saj për të ndjekur dhe zbatuar këtë inovacion në mënyrë të përshtatshme për realitetin e futbollit  tonë.

Përveç kësaj, konferenca ka trajtuar ndryshimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve, me synimin e përmirësimit të proceseve dhe shmangies së çdo paligjshmërie.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me FIFA-n dhe federatat tjera në zhvillimin e futbollit nga perspektiva ligjore dhe digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat