Broja largohet nga Chelsea, mbetet në Premier League

Futboll

Broja largohet nga Chelsea, mbetet në Premier League

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:04
Armando Broja

Armando Broja me ekip të ri.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, e ka mbyllur për momentin me Chelsean, teksa do të vazhdojë sezonin tek Fulhami.

22-vjeçari po kryen testet mjekësore dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi si futbollisti më i ri i Cottagers.

Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur marrëveshjen me homologët e Chelseat për huazimin e Brojën deri në fund të sezonit.

Një huazim i pastër për të cilin Fulhami do të paguajë 4 mln paund në arkat e “Bluve të Londrës”.

Broja shpreson të marrë minuta dhe të rigjejë formën e tij më të mirë dhe golat tek ekipi i ri, i treti për të në ishull pas Chelseat dhe Southamptonit.

Gjatë këtij sezoni zhvilloi 19 ndeshje në total me skuadrën e Pochettinos (8 si titullar), duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat