Bexheti, supertalenti shqiptar në Danimarkë, që dëshiron t’i ngjajë Cristiano Ronaldos!

Futboll

Bexheti, supertalenti shqiptar në Danimarkë, që dëshiron t’i ngjajë Cristiano Ronaldos!

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:33
Donart Bexheti në mes

Donart Bexheti është talenti i radhës që pritet të shpërthej në Danimarkë me skuadrën e FC Helsingor, që bën gara në Ligën e dytë.

Ai është i lindur më 5 mars të vitit 2006 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Karrierën si futbollist e kishte nisur në moshën 6-vjecare te Shkëndija e Tetovës. Ai luan në pozitën e sulmuesit.

Donarti në fund të vitit 2019 së bashku me nënën dhe motrën e tij iu bashkuan babait të tij në Kopenhagë të Danimarkës, i cili që jetonte dhe vepronte prej vitesh. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u bë pjesë e skuadrës së të rinjve FA U17 nga kryeqyteti danez.

Në një ndeshje të kupës daneze (viti 2022) mes FA U17 dhe FC Helsingor, Bexheti shënoi tre gola duke e kualifikuar ekipin e tij tutje. Golat dhe paraqitja e tij fantastike kishte bërë që drejtues të skuadrës së FC Helsingor t’i bëjnë ftesë, të cilën e kishte pranuar.

Në një bisedë për Open-TV, Donarti tregon se në janar të 2023-ës ka nënshkruar kontratë me FC Helsingor, e cila do të vlejë deri më 31 dhjetor 2025.

“Jam shumë i kënaqur këtu në klub. Edhe pse jam në moshën 17-vjecare kam debutuar për FC Helsingor në një ndeshje të kupës.

Debutimi ishte i suksesshëm pasi edhe shënuam fitore, duke u kualifikuar në turin tjetër. Pata luajtur 10 minuta. Edhe në kampionat ka raste kur ftohem në ekipin e parë dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë”, thotë Bexheti.

Donarti ëndërron majat e larta në futbollin europian.

Nga klubet e huaja admiron Barcelonën, kurse nga yjet botëror pëlqen Cristiano Ronaldon.

“Më pëlqen si lojtar, prandaj dëshiroj t’i ngjajë atij. Është futbollist i madh”, përfundoi Donart Bexheti, talenti i ri shqiptar në futbollin danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat