Publikohen formacionet e sfidës Getafe - Real Madrid

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Getafe - Real Madrid

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:56
Publikohen formacionet e sfidës

Në orën, 21:00, “Galaktikët” e Real Madrid do të zbrakojnë në transfertën e “Coliseum”, aty ku priten nga skuadra e Getafe, në përballjen e prapambetur të javës së 20-të të kampionatit spanjoll, të La Liga, ku objektivi kryesor është padyshim sigurimi i 3 pikëve “të arta”, për të marrë pas shumë përpjekjesh vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Pepe Bordalas i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Soria e para tij në mbrojtjeAlderete, Duarte e Djene. Në krahët e mesfushës janë Alvarez e Suarez, me qendrën që mbulohet nga Maksimovic e Milla, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Carmona, Mayoral e Greenëood.

Në krahun tjetër, tekniku, Carlo Ancelotti i ka rreshtuar të tijët, me formacionin e zakonshëm 4-3-1-2, ku në portë pozicionohet ukrainasi, Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Lucas Vazquez e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Nacho Fernandez.

Në mesfushë janë Valverde, Tchouameni e Luka Modric, ndërsa “ylli”, Jude Bellingham është vendosur pas Joselu e Vincius Junior, të cilët plotësojnë sulmin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat