Veliu operohet, KF Llapi: Qëndro i fortë kampion

Futboll

Veliu operohet, KF Llapi: Qëndro i fortë kampion

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:22
Zhdrella, Batatina e Veliu

Futbollisti Valmir Veliu është operuar me sukses dhe beson e shpreson që së shpejti do të rikthehet në fushën e lojës.

Drejtuesi e KF Llapit thonë se lëndimi i futbollistit ndodhi në fazën përgatitore.

“Drejtuesit e klubit vizitojnë futbollistin Valmir Veliu pas operimit. 

Sulmuesi ynë, Valmir Veliu e ka përfunduar me sukses intervenimin kirurgjik në gjurin e këmbës së djathtë në spitalin “Royal Medical” nga Dr. Qerim Kida.

Pas operimit, Veliun e kanë vizituar Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella dhe Kryetrajneri, Tahir Batatina, të cilët i premtuan mbështetje të pa rezervë në këtë sfidë të pa pritur për të.

Lëndimi i Veliut ndodhi në fazën përgatitore në Antalya gjatë seancave stërvitore, ku pas kthimit në Kosovë ai iu nënshtrua kontrollave mjekësore.

Aty u konstatua se Veliu ka pësuar rupturë të ligamentit ACL dhe që nuk do mund t'i shpëtonte dot operimit.
Veliu pritet të filloj me terapitë e detajuara për rikthim të sërishëm në fushë.

Klubi ynë i dëshiron shërim të shpejt yllit tonë si dhe premton mbështetje maksimale për të deri në kthimin e tij në fushë.

Qëndro i fortë kampion, sfidat janë për njerëz dhe se kjo sfidë do të forcoj edhe më shumë që të shkëlqesh sërish në fushën e blertë”, ka njoftuar KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat