Shehi: Duhet patur kujdes me Skukën

Futboll

Shehi: Duhet patur kujdes me Skukën

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:27
Orges Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Egnatian, nesër në orën 16:00 në Arenën e Demave, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

“Unë mendoj që të gjitha skuadrat janë për t’u mundur sidomos kundërshtari i radhës, pasi të gjitha kanë objektiva dhe kërkojnë të bëjnë më të mirën. Final 4 e zbeh pak luftën sportive përsa i përket pikëve, nuk i fut skuadrat në stres për të kapur kundërshtarët.

Ne futemi në çdo ndeshje për ta fituar dhe në aspektin personal motivimi është prezent dhe më i lehtë.

Skuadra më e fortë e momentit është gjithmonë skuadra e radhës, aty është përqëndrimi më i madh.

Keko është i dëmtuar që ka ardhur nga hiçi, ka një flluskë që bëhet nga këpucët, ajo pjesë është infektuar për fat të keq dhe i duhet pak kohë të kthehet dhe pjesës tjetër iu kërkojmë të jenë sa më në formë. Mehmeti është rikthyer në stërvitje, të gjithë po mundohen të kthehen në formën më të mirë fizike. Duhet të jemi të kujdesshëm me Skukën përsa i përket formës së tij duhet të menaxhojmë që mos humbim cilësitë e tij.

Nuk kemi pse presim ardhje, kur trajneri vjen në janar do të ndërtojë lojën sipas lojtarëve që ka. Lojtarët janë këtu dhe për të dhënë më të mirën, nuk e di çdo të ndodhë në qershor.

Kemi shumë barazime me Egnatian, por nesër do futemi për ta fituar, se çfarë do të prodhojë fusha ajo është diçka tjetër pastaj. Kemi skuadër me cilësi dhe karakter, çdonjeri e ka në kokë që duhet fituar ndeshja, me këtë filozofi do të ecim për t’u përmirësuar gjithë kohën.

Nuk është se kemi qenë pa lojtarë por kërkojmë të kemi alternativa më shumë, nuk është se kishim boshllëqe të mëdha. Afrimit të fundit do i duhet pak kohë të stërvitet me ne, pasi kampionati ku ai ka luajtur ka përfunduar para dy muajsh. Lojtarët që janë kanë besimin tim të plotë”, deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat