Juventusi transferon yllin e Lazios

Futboll

Juventusi transferon yllin e Lazios

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:06
Juventusi

Juventusi nuk ka dashur që të afrojë shumë emra në këtë merkato dimri, për të mos prishur më kot balancat e krijuara në skuadër dhe duke mos pasur as kupat e Europës për të luajtur, grupi aktual, plus Alkarazin mund të mjaftojnë.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se bardhezinjtë nuk kanë qenë aktivë në merkato, përkundrazi.

Siç raporton “TuttoSport”, drejtori Kristiano Xhuntoli ka punuar mirë për perspektivën dhe dy goditje për në verë duken në kasafortë.

I pari mendohet të jetë me shumë mundësi sulmuesi anësor, Felipe Anderson, i cili do të lërë Lacion me parametër zero.

Ndërsa emri tjetër është qendërmbrojtësi Rikardo Kalafiori i Bolonjës, 20-vjeçari që ka shpërthyer këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat