Trajneri i Wolverhampton-it tregon prapaskenat me sulmuesin shqiptar: Nuk e përballonim dot

Futboll

Trajneri i Wolverhampton-it tregon prapaskenat me sulmuesin shqiptar: Nuk e përballonim dot

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:18
Gary O’Neil-

Dita e fundit e merkatos vendosi të ardhmen e Brojës sa i përket gjysmës së mbetur të sezonit.

Fulhami siguroi firmën e tij në kotratë, por nuk ishte i vetëm në garë. Wolverhampton-i gjithashtu ngulmoi deri ditën e fundit për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Këtë fakt e pranoi vetë trajneri i “ujqërve” në konferencën për shtyp të dhënë mbrëmjen e djeshme, pas humbjes 3-4 kundër Manchester United-it. Gary O’Neil-i theksoi se ishte një ide e tmerrshme që ekipi i tij të zhvillonte ndeshje në ditën e fundit të transferimeve, ndërsa shtoi se Wolverhampton-i ishte gjatë gjithë ditës në bisedime me Chelsea-n, por ana financiare ndikoi shumë në mosarritjen e një marrëveshjeje.

“Të luash një ndeshje futbolli në ditën e fundit të transferimeve është një ide e tmerrshme.

Nuk ia dolëm të merrnim një ‘9’-sh. Kishte disa që pëlqeja, por nuk mund të përballonim asnjërin prej tyre.

Përballonim disa, por jo ata që mund të na ndihmonin. Ana financiare ishte një çështje për ne. Kemi qenë duke folur gjithë ditën me Chelsea-n për Brojën.

Nuk e kam kontrolluar, por supozoj se ka shkuar te Fulhami. Ne nuk mund ta përballonim financiarisht”, ka thënë Gary O’Neil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat