Ernest Muçi në formë, vjen goli i radhës me Legian

Futboll

Ernest Muçi në formë, vjen goli i radhës me Legian

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Ernest Muçi realizon përsëri me Legian. Skuadra polake fitoi 3-1 miqësoren e radhës kundër Rzeszow. I njëjti rezultat si në suksesin përballë Dinamos së Kievit. Përballje ku shënoi edhe 22-vjeçari shqiptar.

Muçi realizoi një gol të bukur dhe në ndeshjen e sotme. Ishte minuta e 38’,

Legia ndodhej në disavantazh dhe sulmuesi barazoi shifrat. Me një koordinim perfekt. Skemë e zbatuar mirë dhe veprim i bukur teknik i Muçit.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore. Legia, që ka përforcuar mesfushën me Qëndrim Zybën e ardhur nga Ballkani, sfidon Ruch në datën 9 shkurt.

Për llogari të Ekstraklasa, aty ku kryeqytetasit ndajnë vendin e katërt me Rakow. Objektivi është për t’u rinisur me fitore në transfertën përballë skuadrës së parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat