Liria me kryetrajner të ri

Futboll

Liria me kryetrajner të ri

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga prezantimi

Liria e Prizrenit ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Prizrenasit janë as në tokë dhe as në qiell duke marrë parasysh renditjen në fund të tabelës me 9 pikë në elitën e futbollit të Kosovës, i pret një pranverë e nxehtë.

“Arrin kryetrajneri  Ali Gunes.

Të premten Ali Gunes, ka qen prezent në stërvitjen e FC Liria.

Ai, tashmë zyrtarisht do ta drejtoi skuadrën, në stinorin pranveror”, njofton FC Liria.

"Me angazhimin e trajnerit  Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbet në Superligë",  ka thënë kryetari Valon Osmani.
Osmani, pohoi se brenda disa ditësh, priten edhe tre  përforcime cilësore.

“Ndërkaq, Gunes ka kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve, për të arrit qëllimin.

Ai, ka premtuar shumë punë e disiplinë”, - thuhet nga FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat