Mario Lemina bëri një kërkesë prekëse për të ndryshuar emrin në fanellë, Liga Premier e pranoi atë

Futboll

Mario Lemina bëri një kërkesë prekëse për të ndryshuar emrin në fanellë, Liga Premier e pranoi atë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Mario Lemina

Liga Premier e ka lejuar mesfushorin e Wolves, Mario Lemina, për të ndryshuar emrin mbrapa fanellës në mes të sezonit në nderim të babait të tij.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja e pazëvendësueshme e babait tim. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në jetët tona, shpirti i tij le të gjejë paqen e përjetshme”, kishte shkruar reprezentuesi i Gabonit muajin e kaluar në platformën X (ish-Twitter).

Në fund të afatit të janarit, Wolves transferoi gjithashtu vëllaun e vogël të Leminas, Noha Lemina.

Më pas klubi konfirmoi në faqen e tyre zyrtare se ata kanë bërë një kërkesë në drejtim të Ligës Premier, që vëllau i madh i Leminas të ndryshojë emrin e tij në fanellë në mes të sezonit.

“Kur ne nënshkruam me vëllaun e tij Noha, Mario pyeti për situatën e tij me fnaellë dhe nëse kishte mundësi që vëllau i tij të merrte emrin ‘LEMINA’, të cilin ai e kishte pasur në çdo klub”.

“Ai më pas kërkoi që ta ndryshojë emrin e tij dhe kërkoi që ta ketë ‘MARIO JR’, në mënyrë që ta nderojë babain e tij”, thuhej në njoftimin e Wolves.

Liga Premier e pranoi këtë kërkesë të Wolves dhe Lemina debutoi me emrin e ri në fanellë në humbjen me rezultat 4-3 ndaj Manchester United të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat