Sot Shehi dhe Partizani sfidojnë njëri - tjetrin

Futboll

Sot Shehi dhe Partizani sfidojnë njëri - tjetrin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Tetova e Shehi

Në futboll të ndodh që të kesh përballë shumë ish-shokë skuadre apo ish-bashkëpunëtorë dhe sot është rasti.

Orges Shehi dhe Edlir Tetova, dy durrsakë dhe bashkudhëtarë si futbollistë e trajnerë, përballen sot në orën 16:00 në “Arenën e Demave”.

Trajnerët e Partizanit dhe Egnatias janë bërë bashkë për herë të parë në vitin 2002 te Teuta, ku kanë luajtur për rreth dy vite. Më pas, ata ribashkohen si trajnerë, aty ku bashkëpunojnë te Skënderbeu në sezonin 2018-2019 në 45 ndeshje. Shehi si trajner dhe Tetova në rolin e ndihmësit.

Ndahen për njëfarë kohe dhe ribashkohen te Tirana në janar të vitit 2021, ku mbyllin sezonin.

Në qershor ndahen për të mos bashkëpunuar më, pasi Tetova i futet karrierës si trajner i parë dhe merr drejtimin e Ulpianës në Kosovë. E sotmja i vë përballë nën drejtimin e dy skuadrave më të forta të ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat