Bayerni në presion

Futboll

Bayerni në presion

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Pamje nga një ndeshje

Borusia Mynshengladbah i rezistoi testit të “zjarrit” në fushën e Bajer Leverkusen, duke u bërë “fortesë” e pakalueshme për sulmuesit e “aspirinave”.

Të njëjtën përgjigje do tentojë edhe në “Allianz Arena” ditën e sotme ndaj Bajern Mynih, ndonëse në gjirin e Tomas Tuhel ndodhen dy “snajperë” të vërtetë kur i referohemi golave, fjala është për Herri Kejn dhe Leroi Sane.

Ndërkohë, “mëzat” mbështetën fuqishëm në statistika, ja disa nga të dhënat më pikante Bajern-Mynshengladbah.

REKORDI- Kampionët e Bundesligës do të duelojnë me M’Gladbah në precedentin numër 112, çka e bën ndeshjen e dytë më të zhvilluar mes tyre në historinë e ligës më të rëndësishme në Gjermani, teksa qëndron pas Bajern-Verder (114 duele). Bavarezët kryesojnë bilancin me 52 fitore, kundrejt 28 të “mëzave” dhe 31 sfida janë ndarë në barazim.

TRENDI- Përtej dominancës së klubit nga Mynihu në vija të trasha, M’Gladbah mburret më të drejtë si “nënshtruese” në harkun e 5 ndeshjeve të fundit, përkthyer me 3 suksese, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë, duke i shtuar akoma më tepër ngjyra përballjes së sotme. Nëse i referohemi golavarazhit në këtë segment “përplasjesh” mes ekipeve në fjalë, demonstrohet qartazi dominanca e Mynshengladbah, 12:6.

“BISHA” ANGLEZE- Herri Kejn numëron 23 gola në 19 javë të Bundesligës, duke mos njohur rivalë jo vetëm në Gjermani, por edh në “top-ligat” kryesore të Europës. Luka Toni në vitin 2007, çka sinjalizon edhe ciklin debutues me bavarezët gjatë gjithë sezonit në kampionat, nuk e kaloi shifrën e 24 finalizimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat