Vieri: Interi është ekipi më i kompletuar në Serie A

Futboll

Vieri: Interi është ekipi më i kompletuar në Serie A

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Vieri

Gjatë intervistës së dhënë për “SportWeek”, Christian Vieri foli për Interin: “Është skuadra më e kompletuar në Serie A. Interi ka skuadrën më të mirë, në kuptimin e një stoli të thellë dhe cilësor. Mund t’i pushojë titullarët dhe të vazhdojë të fitojë.

A është i lodhur Dimarco? E zëvendëson Carlos Augusto, i cili për mendimin tim është shumë i fortë.

A është i lodhur Barella? E zëvendëson Frattesi. Sezonin e kaluar, zikaltrit arritën në finalen e Champions League, këtë sezon mund ta përsërisin veten në Europë dhe të fitojnë kampionatin”.

Gjatë bisedës pati edhe një opinion për Lautaro Martinez: “Një nga sulmuesit më të kompletuar.

Unë e vendosa atë me Haaland, Kane, Rashford. Lautaro dhe Kane kalojnë shumë kohë me shokët e tyre të skuadrës, Haaland është më shumë një qendërsulmues zone, për shkak të karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan me City, skuadër e cila ka shumë posedim të topit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat