Drita përforcohet në mesfushë

Futboll

Drita përforcohet në mesfushë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:37
Pamje nga prezantimi

Drita ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë brenda ditës dhe të katërtin këtë afat kalimtar dimërorë.

Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ensar Huruglica.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë te Drita vije nga skuadra zvicerane SC Kriens. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave te skuadra tjetër zvicerane Luzern.

"Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes

Ensari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial.

I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial.

20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat