Ancelotti: Xavi? Jam profesionist, nuk bie në nivelin e tij

Futboll

Ancelotti: Xavi? Jam profesionist, nuk bie në nivelin e tij

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 16:00
Xavi

Derbi i Madridit do të ndezë mbrëmjen e së dielës, me Realin dhe Atleticon që do të matin forcat në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Këtë herë në kampionat pas sfidave në Superkupë dhe Kupën e Spanjës.

Në konferencën për shtypin, Carlo Ancelotti u shpreh se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, por kjo javë nuk do të jetë vendimtare për fatet e sezonit të Realit.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Është hera e tretë që përballemi brenda një kohe të shkurtër. Përballjet bëhen gjithnjë e më interesante dhe konkurruese, të barabarta dhe spektakolare. Kjo sfidë ka rëndësi.

Shpresojmë që edhe tifozët të japin kontributin e tyre për këtë takim. Pas Atleticos do të ndeshemi me Gironën. Do të jenë shtatë ditë të rëndësishme, por jo vendimtare për ne. 

A është derbi sot më i mirë se El Clasico? Mendoj se janë dy skuadra të barabarta. Si Atletico ashtu edhe Barcelona kanë gjithçka, cilësi individuale dhe organizim të mirë. Niveli i të dyja palëve është shumë, shumë i lartë”.

Ancelotti nuk mund të mos ngacmohej nga gazetarët për deklaratën e Xavit, i cili e konsideroi një ligë të falsifikuar, duke akuzuar se “Los Blancos” po favorizohen nga arbitrat.

“Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk dua të zbres në këtë nivel. Për respekt për futbollin spanjoll, nuk do ta bëj. Pra, mos bëni më pyetje për të. Ky nivel nuk është profesional“.

Dy ndeshjet e fundit mes Atleticos dhe Realit kanë prodhuar 14 gola, Në Superkupë triumfoi Reali, ndërsa në Kupën e Mbretit festoi skuadra e Diego Simeones.

Real Madrid-Atletico Madrid është programuar për të dielën (21:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat