Struga fiton ndaj skuadrës polake

Futboll

Struga fiton ndaj skuadrës polake

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 17:36
Ibraimi e Radeski

Struga Trim Lum në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, në takimin e sotëm kundër LKS Lodz nga Polonia, u mposht me shifrat 4:3.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën kampione të vendit tonë, u shënuan nga Marjan Radeski (25’) dhe Besart Ibraimi (39’; 55′ pen.), ndërsa për polakët shënuan Jakub Letnioëski (9′), Dani Ramirez (34′; 64′) dhe Pirulo (81′ penalti).

Megjithatë, edhe përkundër disfatës, Struga Trim Lum bëri një ndeshje shumë të mirë, duke dhuruar spektakël me shumë aksione mirë të organizuara.

I tillë ishte aksioni edhe tek goli i parë i shënuar nga Marjan Radeski, kur futbollistët e Struga Trim Lum krijuan një aksion nga ‘librat shkollor’.

Ekipi i Shpëtim Duros bëri shumë pasime deri tek arritja e golit, ku Radeski shënoi një gol të bukur pas asistimit të Besart Ibraimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat