Derbi i kryeqytetit, Simeone: Reali i frikshëm

Futboll

Derbi i kryeqytetit, Simeone: Reali i frikshëm

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Simeone - djathtas

Diego Pablo Simeone foli në konferencën për shtypin para ndeshjes derbi me Realin e Madridit. Sfidë do të luhet mbrëmjen e së dielës (21:00) e do të vijë live ne ekranin e SuperSport 3.

Trajneri argjentinas paralajmëroi rivalët e qytetit se skuadra e tij po kalon një moment të shkëlqyer. Dhe do të tentojë fitoren në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk e di nëse është momenti më i mirë i sezonit. Skuadra është përgjigjur shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe shpresojmë të vazhdojmë në të njëjtën nivel.

Kemi luajtur dy ndeshje në shtëpi kundër Realit dhe një ndeshje jashtë, sepse atmosfera në Arabi ishte e ngjashme me atë që do të përjetojmë në Bernabeu.

Në shtëpi ata janë të fortë, sigurisht. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme.

Duhet të luajmë si gjithmonë kundër Realit, një nga ekipet më të mira.

Ata kanë një menaxhim shumë të mirë të dhomave të zhveshjes nga trajneri i tyre, por edhe cilësi të jashtëzakonshme”, thekson “El Cholo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat