40 mijë tifozë në stadium për të parë në stërvitje Messin

Futboll

40 mijë tifozë në stadium për të parë në stërvitje Messin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:35
Tifozët

Pas humbjes ndaj Al Hilal dhe Al Nassr (pa Cristiano Ronaldon në fushë), Inter Miami vazhdoi turneun parasezonal në Azi në Hong Kong.

Stadiumi kombëtar i vendit u mbush me 40 mijë njerëz këtë të shtunë për të parë… një seancë stërvitore të skuadrës së Amerikës së Veriut, ku luan tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Argjentinasi ishte pa dyshim në fokus të tifozëve të pranishëm në stadium, të cilët shfaqën fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.

Inter Miami do të përballet me ekipin e Hong Kongut të dielën, më 4 shkurt dhe euforia e krijuar rreth Messit ishte më se e dukshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat