Rrahmani nuk di të ndalet

Futboll

Rrahmani nuk di të ndalet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:27
Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka realizuar tjetër gol për Rapidin e Bukureshtit në Rumani.

23-vjeçari që nisi sezonin në superformë, e që më pas pësoi lëndim duke munguar disa muaj, realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për ta kaluar Rapidin në epërsi kundër Otelulit.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 24-t të Ligës 1 në Rumani.

Ky ishte goli i tij i tetë në këtë sezon. Ka edhe dy asistime.

Te Rapidi nga minuta e parë po paraqitet edhe Ermal Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat