Flamurtari “mace e zezë” për Nevil Deden

Futboll

Flamurtari “mace e zezë” për Nevil Deden

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:51
Elbasani

Elbasani do të luajë ditën e sotme përballë Flamurtarit, ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” do të startojë në orën 17:00.

Vendasit vijnë në këtë sfidë për të marrë 3 pikët e domosdoshme në “luftën” që ka me Bylisin për kreun e renditjes. Në krahun tjetër, Flamurtari dëshiron fitoren për të qenë në mesin e pretendentëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Por pavarësisht formës së mirë të Elbasanit, Nevil Dede nuk ka një të shkuar të “ëmbël” përballë vlonjatëve. Në 8 ndeshje si trajner kundër Flamurtarit, Dede ka fituar vetëm një.

Dy të tjera kanë përfunduar në barazim dhe plot 5 herë është mposhtur.

Pra “pika e dobët” e Elbasanit në ndeshjen e sotme mund të jetë vetëm trajneri, për të cilin Flamurtari është një “makth”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat