Njihuni me rreshtimet e skuadrave në Laçi - Vllaznia

Futboll

Njihuni me rreshtimet e skuadrave në Laçi - Vllaznia

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:24
Vllaznia

Laçi pret Vllazninë në sfidën e vlefshme të javës së 22-të të Superiores, me tre pikët që duken detyrim për të dyja skuadrat.

Kurbinasit e kanë lënë pas momentin e keq të disfatave, teksa tashmë duket se i kanë hedhur sytë nga “Final 4” dhe një fitore e mundshme do të rihapte sërish luftën për një vend në këtë zonë.

Nga ana tjetër, kuqeblutë do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët e radhës, në mënyrë që të ngjiten sërish në renditje dhe të krijojnë distancë nga ndjekësit, në mënyrë që të mos rrezikohen për “Final 4”.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Tresa, Ujka, Melo, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Arbitër: Eldorian Hamiti

VAR: Albert Doda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat