Gjithçka e mbaruar për Lautaro Martinez

Futboll

Gjithçka e mbaruar për Lautaro Martinez

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:05
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez po mban mbi supe Inter-in me gola dhe personalitet.

Numri 10 i zikaltërve tashmë është bërë lider, por edhe kapiten: një njeri që është simbol i së tashmes, por edhe i së ardhmes, të paktën në planet e klubit milanez.

Në fakt, prej disa kohësh flitet për rinovimin e kontratës së ‘Demit’, që skadon aktualisht në vitin 2026. Një rinovim thelbësor për të blinduar sulmuesin dhe për t’i dhënë atij njohjen e duhur financiare për atë që po bën në fushë.

Negociatat për marrëveshjen e re kanë nisur prej disa kohësh dhe siç ka shpjeguar menaxheri javët e fundit, tymi i bardhë ende nuk ka mbërritur.

Palët mbeten optimiste, vullneti i Lautaro Martinez dhe Interit është i njëjtë: të vazhdojnë bashkë. Megjithatë, duhet gjetur një zgjidhje në të gjitha aspektet dhe kjo është ajo për të cilën po punohet.

Pikërisht nga ky këndvështrim dalin zëra interesante për atë që mund të ndodhë në muajin e ardhshëm.

“Gazzetta dello sport” po flet për kohën e rinovimit të mundshëm, me kontratën që mund të nënshkruhet që në këtë muaj ose më së voni në mars.

Në veçanti, është e mundur që gjithçka të përcaktohet gjatë një takimi që mund të zhvillohet në Madrid, në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League, ku Interi do të përballet me Atleticon e Simeones.

Takimi vendimtar për të diskutuar për detajet përfundimtare dhe për të nënshkruar rinovimin e Lautaro Martinez mund të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll në mars. Një nënshkrim që do të rrisë pagën e lojtarit në gati 8 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat